Bomba, gurë dhe shishe/ Një bandë sulmon autoritetet greke, tre policë të plagosur! Nëntë persona të arrestuar

14/06/2024 10:14

Një incident i rëndë ka ndodhur në një lagje të vjetër të Athinës Exarchina, ku disa policë dhe një grup personazh të panjohur janë përleshur me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit.

Rreth 20 persona kanë sulmuar një skuadër të MAT-it të vendosur në kryqëzimin e rrugëve Themistokleous dhe Metaxas. Personat me kapuç hodhën 5-6 bomba molotovi në drejtim të togave dhe u zhdukën.

Punonjësit e policisë së Grupit të Veprimit dhe DI.AS, të cilët kanë nisur një gjueti në rrugët përreth për të arrestuar autorët, janë sulmuar me gurë dhe shishe.

Tre policë të Grupit të VEPRIMIT mbetën të plagosur lehtë ndërsa 21 persona janë shoqëruar në polici, ku nëntë prej tyre janë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugët Koletti, Benaki dhe Messolongiou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA