23/11 20:33
Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane, Alessandro Nesta, do të jetë trajneri i ardhshëm i Monzas. Lëvizja është zyrtarizuar këtë të mërkurë nga klubi i Serisë a.
Ish-qendërmbrojtësi (ka lënë gjurmë te Lazio e Milani) është pasardhësi i Raffaele Paladinos, i cili u largua drejt Fiorentinës.
Nesta, i cili ishte në klubin e Serisë B, Reggiana, më parë ka punuar me ekipe të tilla si: Miami FC, Peruggia, Frosinone dhe së fundi, Reggiana, ku arriti në vendin e 11-të në divizionin e dytë italian. Kjo do të jetë eksperienca e parë e ish-mbrojtësit si trajner i një klubi të Serisë A.
Top Channel