
25/02 09:55
Gjermania luan përballë Skocisë në “Allianz Arena” të Mynihut, në takimin hapës të Europianit “Gjermani 2024”, të premten e 14 qershorit.
UEFA ka vendosur që këtë takim t’ia besojë francezit Clément Turpin, teksa dhe ndëihmësit e tij do të jenë po ashtu nga Franca, Nicolas Danos dhe Benjamin Pages si anësorë, ndërsa François Letexier si arbitër i katërt. Në dhomën e sistemit VAR do të jetë francezi tjetër, Jérôme Brisard.
Eventi hapës i “EURO 2024” pritet të startojë që në orën 17:00 të 14 qershorit, e cila do të vazhdojë deri sa të fillojë ndeshja hapëse.
Top Channel