Jamie Carragher nuk e mendon shumë të fortë kombëtaren italiane, rivalja e parë e Shqipërisë në Euro 2024.
Kompeticion të cilin kuqezinjtë e Sylvinhos e nisin të shtunën e 15 qershorit përballë kampionëve në fuqi në “Signal Iduna Park”.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe “Tre Luanëve”, për britaniken Telegraph thekson se të kaltrit nuk do e kalojnë grupin.
“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë.
Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modric. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit. Kam idenë që italianët nuk do të arrijnë të kualifikohen as si vend i tretë, ata do të mbeten në grup. Skuadra e Luciano Spallettit do të grumbullojë pak pikë, sepse është pjesë e një grupi shumë të vështirë”.
Anglia? Deri në gjysmëfinale po, por aty do të marrë fund rrugëtimi ynë. Do të jetë Franca që do të na nxjerrë jashtë”, theksoi Carragher.
Top Channel