Përgatitjes e Shqipërisë për ndeshjen me Italinë vazhdojnë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramdani, ka folur në fushën stërvitore, aty ku skuadra e Sylvinhos po përgatitet për startin e Europianit.
Në një intervistë për “Sky”, mesfushori u shpreh se lojtarët shqiptarë i njohin shumë mirë ata të Italisë dhe se do të bëjnë gjithçka për të marrë rezultatin që duan.
“Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Europian. Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një grup fantastik, shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Europian. Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”, tha si fillim Ramadani.
Më pas ai ndaloi te e ardhmja, ku preferoi të mos jepte shumë detaje: “E ardhmja? Më mirë mos të flasim, ndryshe do të më thërrasë drejtori! (Qesh) Jam i fokusuar te Kampionati Europian, do të shohim në fund të kompeticionit”.
Kur u pyet nëse Broja i ka kërkuar ndonjëherë për Italinë, Ramadani u përgjigj: “Jo, ne jemi të fokusuar vetëm në Kampionatin Evropian. Ai është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo ekip në botë, ai ka potencial shkatërrues.”
Top Channel