Tri klube angleze dhe Milani pas Brojës, verë e “nxehtë” për sulmuesin kuqezi

11/06/2024 22:46

Të gjithë janë të çmendur pas Armando Brojës. Kështu shkruan “tuttomercatoweb” në një hapësirë kushtuar futbollistit kuqezi.

Sulmuesi i Chelsea-t u kthye nga huazimi te Fulhami në fund të sezonit. Pas gjashtë muajve të parë të kaluar me Blutë, ku iu desh gjithashtu të përballej me një problem në gju pas një këputjeje të ligamentit kryqëzues, lojtari shkoi në huazim te “Cottagers”, ku bëri vetëm 8 paraqitje dhe dha një asistim.

Tashmë futbollisti, që po përgatit debutimin në Europian me Shqipërinë, ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të treguar vlerën e tij.

Tri ekipe duan Brojën

Sipas raportimeve nga “Sky Sports UK”, Broja ka përfunduar në fokusin e tri skuadrave të Premier League-s: Wolverhampton, Southampton dhe Everton.

Blutë do të dëgjojnë të gjitha ofertat për sulmuesin, me Wolves që thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë shumëvjeçare dhe të blejnë lojtarin plotësisht, por së pari ata do të duhet të bëjnë disa shitja.

Nga ana tjetër, “The Toffees” duhet të presin lajme nga shoqëria për mënyrën e operimit, ndërsa Southamptoni është më shumë i interesuar për një huazim (e kishte në formë huazimi Brojën dy sezone më parë).

Edhe Milani në “lojë”

Edhe Milani po i kushton vëmendje sulmuesit shqiptar. Në fakt, skuadra kuqezi synon të rinovojë sulmin, veçanërisht pas largimit të Olivier Giroud. Ndër elementët e eksploruar do të ishte edhe sulmuesi i Chelsea-t, me “Djallin” që në çdo rast do të rriste konkurrencën./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA