Pamje nga rruga panoramike Orikum-Dukat, Rama: Një investim që lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për plazhet e jugut

11/06/2024 08:19

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rruga panoramike Orikum-Dukat, një investim ky që do i shërbejë flukseve turistike të sezonit duke shkurtuar distancat dhe duke lehtësuar trafikun.

“Mirëmëngjesi dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel