Apeli i dha vulën Berishës/ Mesazhi i Nokës për Bashën: S’kemi kohë të humbim në beteja me njëri-tjetrin, ftesa jonë…

11/06/2024 15:55

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e ka cilësuar këtë të martë si një ditë gëzimi, pasi Apeli i dha vulën dhe logon e PD Sali Berishës.

Në një komunikim për Top Talk me Juli Xhokaxhi, Noka tha se dera e PD është e hapur për kolegët e tyre, ish-drejtues të PD.

Sipas tij, nuk ka kohë për të humbur në beteja mes tyre.

“Sot është një ditë e gëzuar, e vërteta vonoi, por  nuk harroi në këtë drejtësi politike ka edhe qeliza që i qëndrojnë tufanit politik dhe vendosë që zëri i demokratëve të dëgjohet, triumfoi sakrifica, mundi dhe qëndresa e demokratëve.

Çdo anëtar i PD nga skaji më i largët deri në skajin tjetër ka thirrjen tonë të bashkohemi të gjithë kundër narkoregjimit. Ftesa jonë do të jetë posaçërisht për kolegët tanë, për çdo ish drejtues të partisë që është atashuar apo ka qenë i gënjyer. PD është e vetmja që ka të sanksionuar në statut fraksionet për ne është detyrim zbatimi i  çdo neni të statutit në mënyrë të padiskutueshme, thirrja jonë do të jetë e palëkundur të luftojmë regjimin që po shpopullon vendin, s’kemi kohë të humbim në beteja me njëri-tjetri”, tha ai.

 

Top Channel