Rrëzimi në greminë i turistit në Theth, Ministria e Mbrojtjes dërgon dy helikopter në vendngjarje, dalin pamje

10/06/2024 22:35

Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë.

Një prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur, është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135.

Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.

“Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë”, njofton ministria e Mbrojtjes.

Top Channel