Tumori i Mbretit Charles, Camilla komenton gjendjen e të shoqit: Refuzon të bëjë atë që i thonë mjekët

09/06/2024 18:21

Në fillim të këtij viti, Mbreti Charles III deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer pas një operacioni në prostatë.

Për gjendjen e monarkut britanik, ka zgjedhur të komentojë dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla, duke treguar se Mbreti i Britanisë së Madhe refuzon të bëjë atë që i thonë doktorët.

Shumë shkurt, ajo tha: “Është mirë, por ai nuk po përpiqet ta ndalojë ose të bëjë atë që i thonë”.

Mbreti Charles bëri një dalje publike pak ditë më parë duke dhënë një fjalim për të kujtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, me gjendjen e 75-vjeçarit që dukej e mirë.

Top Channel