“Çfarë do më shumë njeriu?” Egla Ceno ndan momentet e bukura me miqtë e saj

09/06/2024 15:59

Pasi fitoi edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania, Egla Ceno ka fituar edhe një publik të madh të cilët e mbështesin dhe e përkrahin.

Kohët e fundit përveçse brenda shtëpisë së BBV, Egla është kritikuar shumë për sjelljen e saj dhe madje është komentuar për meritën e çmimit të fituar.

Por mesa duket, aktorja ka vendosur të lërë paksa pas zhurmën e edicionit të tretë të BBV dhe të fokusohet tek miqtë e saj, me të cilët ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë. Përmes një galerie fotosh të publikuara në profilin e saj në rrjetin social Instagram, Egla ka publikuar disa fotografi ku shihet në shoqërinë e disa mikeshave.

“Çfarë do më shumë njeriu? Miq të mirë, perëndim spektakolar, bukë e krypë dhe zemër”, shkruan fituesja e BBV bashkangjitur postimit të saj.

Së fundmi Egla ka qenë e ftuar edhe në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel ku ka treguar mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen. Në lidhje me jetën e saj profesionale pas kësaj eksperience unike, Egla tha se fillimisht do bëjë disa pushime me të ëmën dhe më pas me fillimi e sezonit të ri do merret me disa projekte.

 

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA