Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan Cërrik pranë fshatit Papër.

Autovetura është përplasur me furgonin e mallrave, ku si pasojë një grua u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Papër ku edhe sinjalistika dikton kufizim të shpejtësisë për shkak të lëvizjes së nxënësve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjetet janë përplasur për shkak të shpejtësisë tej normave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA