“Zvicra i pranoi aplikimin”, deputeti i PS flet për Ahmetajn: Ne e çuam në kërkim ndërkombëtar, por…

06/06/2024 23:23

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, pjesë e panelit të emisionit Top Story komentoi pjesëmarrjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj në dokumentarin e RAI3.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka fuqi të veprojë në një shtet tjetër pasi Zvicra i pranoi aplikimin për azil politik.

Sipas Pëllumbit, dokumentari i RAI 3 lidhet me luftën politike  në Itali, ku “iu duk më e arsyeshme apo i ngjiste më shumë fakti që qeveria e Italisë bëri marrëveshje me një qeveri të korruptuar dhe të kapur nga krimi”.


Pëllumbi
: Për sa kohë ndodhet në një shtet demokratik ku ka kërkuara azil politik dhe vendi vet e ka nxjerrë në kërkim ndërkombëtar, veprojnë ligjet ndërkombëtare, nuk kemi më fuqi ne të veprojmë në një shtet tjetër.

Kjo është e mbyllur është kështu,  dihet ku është, e kemi marrë vesh ku është, e kemi nxjerrë në kërkim ndërkombëtar, ai shteti atje ka pranuar aplikimin e tij për azil politik, të shikojmë si do të shkojë kjo çështje e gjithë kjo nisi për një luftë politike në Itali, ky ishte qëllimi i Rai 3, nuk ishte qëllimi i Rai 3 që të vinte në Shqipëri të thoshte italisht ato që i kemi thënë ne shqip prej vitesh.

Pse e bëri këtë gjë, sepse iu duk më e arsyeshme apo i ngjiste më shumë fakti që qeveria e Italisë bëri marrëveshje me një qeveri të korruptuar dhe të kapur nga krimi.

Top Channel