Socialisti Toni Gogu deklaroi në “Top Talk” se nuk u intereson të merren me situatën e krijuar brenda opozitës.

Për sa i përket mandatit të Sali Berishës, ai tha se maxhoranca nuk djeg mandate, por thjesht shqyrton kërkesat e prokurorisë.

Gogu: Nuk na intereson se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin. Tollovia që është mes tyre neve nuk na intereson. Nuk është ky problemi. Po ju vjen data e gjyqit, kush do marri vulën. Nga ana tjetër është edhe ai nga ballkoni, që është aty falë lidhjeve me krimin e organizuar. Kemi beteja të tilla…

Xhokaxhi: Do ia digjni mandatin Sali Berishës?

Gogu: Ne nuk djegim mandate, ne i verifikojmë dhe i heqim kur na i kërkon prokuroria në zbatim të kushtetutës. Ne nuk heqim dhe djegim mandate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA