Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
Teksa në Francë mbahet 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, i njohur ndryshe dhe si “D-Day”, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nuk ka lënë pa përmendur luftën që po ndodh në Ukrainë.
Ai nuk ka nguruar të “sulmojë” presidentin rus, Vladimir Putin, duke e quajtur një tiran dhe se NATO është më e gatshme se kurrë për të ruajtur paqen në botë.
“Ukraina është pushtuar nga një tiran, ata po luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm, duke pësuar humbje të mëdha, por kurrë nuk tërhiqen”, u shpreh presidenti i SHBA-së.
Në fjalimin e tij përmbyllës, Biden falënderoi forcat që bënë detyrën e tyre në “D-Day”, duke thënë: “Nuk mund të lejojmë që ajo që ka ndodhur këtu të humbasë nga heshtja e viteve që do të vijnë. Duhet ta kujtojmë, duhet ta nderojmë, duhet ta jetojmë”.
Top Channel