Nutricionistja zbulon tre ushqimet e gatshme që nuk do të hajë ‘kurrë më’ (fotot)

05/06/2024 18:08

Një nutricionte që ka ngjallur interes në rrjetet sociale ka zbuluar disa nga ushqimet që nuk do të pranonte më kurrë disa prej të cilave mund t’ju surprizojnë.

Ajo zgjedh tre ushqime që njerëzit duhet të heqin nga dieta e tyre nëse duan të përmirësojnë shëndetin.

Ajo thotë se njerëzit nuk e kuptojnë se presioni jetës moderne i detyron të mos gatuajnë por të konsumojnë ushqimet e gatshëm të mbushura me sheqer sintetik ose të blejnë ‘fast-food’ për të ngrënë shpejt, duke mos shpenzuar kohë për të përgatitur vetë ushqimin e tyre.

Por këtu zgjedhje ‘të rehatshme’ ushqimi kanë pasoja të dukshme në shëndetin tonë, me studime të shumta që tregojnë se këto zgjedhje janë të lidhura me sëmundjet e zemrës ose kancerin.

Nutricionistja e terapistja nga SHBA, Olivia Hedlund, zbulon disa këshilla të ushqimit të shëndetshëm dhe produkteve që ka larguar nga dieta e saj e përditshme.

Duke shpërndarë këshillat e saj në llogarinë @liv.ingwell, në Instagram, Hedlund thotë se kryesorja është heqja dorë nga numri madh i kafeve gjatë ditës, sidomos atyre nga emrat e njohur.

“Kafja jo vetem mund të myket por është e spërkatur me shumë pesticide e kimikate që prishin harmoninë në trupin tonë dhe balancat e sheqerit në gjak,” shkruan ajo,

Më pas në listën e saj ishte produkti i quajtur |mish me bazë bimore”, për të cilin Hedlund shkruan se ushqyesit e mishit janë të vështirë për t’i kopjuar në produkte vegjetale, dhe shpeshherë janë të mbushur me vajra të hidrogjenuar dhe inflamatore, si dhe ingredientë të tjerë mbushës.

Ajo u rekomandonte njerëzve të ndërgjegjshëm të marrin mishin e tyre nga burme etike e ‘rigjenerative’.

Artikulli më surprizues i ndaluar i Hedlund ishin drithërat e gatshëm të përpunuara, për të cilat ajo shkruante se “nuk ka asnjë të mirë për shëndetin tuaj që të nisni ditën me një tas ushqimi që të rrit sheqerin në gjak”, duke iu referuar drithërave të gatshme të paketuara, të marra me qumësht nga shumë të rinj e fëmijë.

“Shumica e këtyre janë të mbushura me sheqer dhe nuk na ngopin por vetëm rrisin sheqerin në gjakun tonë”.

Reagimet ndaj sugjerimeve të Hedlund ishin të përziera duke u ankuar se këto ushqime janë kthyer në zakone edhe pse të dëmshme për shëndetin.

Por Hedlund kujtonte se nuk i kërkonte njerëzve të ndalonin keto artikuj, por vetëm të bënin kujdes me ato që konsumojnë dhe të trajtojnë trupin e tyre me respekt, dhe jo si një ‘depozitë që vetëm duhet mbushur shumë herë në ditë pa pasur kujdes me cfare’, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

FOTO GALERI
1/3
Një nutricionte që ka ngjallur interes në rrjetet sociale ka zbuluar disa nga ushqimet që nuk do të pranonte më kurrë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA