Ish-kryeministri britanik, Tony Blair pritet të vizitojë Kosovën
05/06/2024 17:02
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet që këto ditë të vizitojë Kosovën.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim i Kuvendit të Kosovës.
Në një njoftim për mbledhjen për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë këtë enjte, është bërë e ditur se në rend dite të kësaj mbledhje pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.
“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.
Nuk dihet ende dita e saktë e vizitës së Tony Blair në Kosovë.
Top Channel