Artistë e aktorë francezë i bëjnë thirrje presidentit Macron të njohë shtetin e Palestinës (fotot)

05/06/2024 17:16
Protestues pro-Palestines ne Paris

Artistë francezë, influencues të rrjetit, aktorë dhe aktivistë i kanë bërë thirrje sot presidentit Emmanuel Macron të njohë shtetin palestinez në një letër të hapur.

“Ne kemi dëshmuar në një gjenocid në kohë reale, të filmuar e të dokumentuar, që luante përditë në ekranet tona”, shkruanin mes të tjerash më shumë se 230 personalitetet në letrën e hapur, sipas rrjetit turk Anadolu.

Ata nxisnin Macron të ndiqte shembullin e Spanjës, Norvegjisë e Irlandës teksa kujtonin më shumë se 35,000 civilë të vrarë në sulmet ajrore të Izraelit në Gaza si dhe bombardimet në dy kampe refugjatësh në Rafah.

“Kemi dëshmuar një gjenocid në kohë reale, prandaj është koha për veprim.”

“Edhe sa të vdekur duhet derisa Franca të mbajë një pozitë të qartë humaniste? Edhe sa krime kundër njerëzimit?”

Grupi i bënte thirrje më tej presidentit të mos vendosej “në anën e gabuar të historisë”.

Iniciativa ka mbledhur emra të njohur në vend si muzikanti DJ Snake, aktoret Leila Bekhti, Lea Seydoux, reperi Medine, si dhe aktivistja e juristja Rima Hassan.

Franca zyrtare mbështet Izrelin që prej nisjes së konfliktit brutal më 7 tetor. Tashmë shtatë muaj pas sulmeve të ushtrisë zona të tëra në Gaza janë kthyer në rrënojë, kurse të mbijetuarit janë nën bllokadën izraelite të ujit ushqimit e mjekimeve, shkruan rrjeti Anadolu.

FOTO GALERI
2/3
Ata nxisnin Macron të ndiqte shembullin e Spanjës, Norvegjisë e Irlandës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA