Të mbijetuarit e Holokaustit thirrje të rinjve: Votoni në zgjedhjet evropiane, të tregojmë që ‘kurrë më’ është një premtim

04/06/2024 17:17

Tetë të mbijetuar të Holokaustit u kanë bërë thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në të mirë të demokracisë.

“Për miliona prej jush, zgjedhjet evropiane janë të parat në jetë, për neve mund të jenë të fundit”, është thënë në letrën e hapur që është publikuar në kryeqytetin gjerman, Berlin, të martën.

“Demokracia le të ketë një mundësi. Dilni dhe votoni. Të tregojmë së bashku që ‘Kurrë më’ nuk është vetëm frazë, por një premtim. Premtim që përmbushet edhe sot. Edhe nesër. Gjithmonë”.

Në mesin e nënshkruesve të letrës janë 102-vjeçari, Georg Stefan Troller, Leon Weintraub, Walter Frankenstein, Eva Szepesi, Ruth Winkelmann dhe Margit Korge.

Letra është nënshkruar edhe prej Renate Aris dhe Eva Umlauf, që e kanë përjetuar persekutimin nazist sa kanë qenë fëmijë.

Letra e hapur është titulluar “Kurrë më është tani”.

“Katër prej pesë familjarëve më të ngushtë, motrat, prindërit, kushërinjtë, janë vrarë. Vrasjet kanë qenë rezultat i qasjes ‘Ne jemi më të mirë sesa të tjerët, dhe pasojë e mendimeve radikale, e ksenofobisë. Kjo, fatkeqësisht, do të thotë që historia mund të përsëritet, por nuk duhet të përsëritet në asnjë mënyrë”, ka thënë Weintraub.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në periudhën 6-9 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA