“Kur pashë tymin rozë…”/ Kiara zbulon detaje nga shtatzënia: Isha shumë e frikësuar gjatë lindjes

03/06/2024 13:05

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë sot një pyetësor në rrjetet sociale, ku ka marrë pyetje të shumta dhe të ndryshme prej ndjekësve të saj.

Padyshim që pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me Lunën, vogëlushja e familjes Ejlli, e cila erdhi në jetë një muaj e pak ditë më parë.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” rrëfehet që e ka marrë veten shpejt prej lindjes, por është herët për të dhënë një përgjigje pasi ende s’kanë kaluar 40 ditë që nga lindja e Lunës. Kiara ka shtuar se bebushja është një çamarroke e vogël e cila fle gjithë ditën dhe gjatë natës bën koncert live.

Ndër të tjera ajo është pyetur për ndjesinë që kishte për gjininë e fëmijës së saj të parë. Moderatorja shprehet se gjithë jetën e saj ka dëshiruar të ketë një vajzë dhe momenti kur ka parë tymin rozë do të jetë i paharrueshëm për të!

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA