Fotot/ Historia përsëritet! 30 minuta pas provimit, maturantët publikojnë tezën e gjuhës së huaj në rrjetet sociale
03/06/2024 10:56
Teza e provimit të gjuhës së huaj për maturantët është publikuar në rrjetet sociale, vetëm 30 minuta pasi ka nisur provimi.
Teza e gjuhës së huaj është publikuar në të dyja variantet në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’.
Duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete në provim pavarësisht kontrolleve të rrepta, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara.
Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, po zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore.
Top Channel