Foto/ Pas humbjes së Borussia Dortmundit, Noizy “ngushëllon” Karim Adayemin me një dhuratë

03/06/2024 19:34

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi.

Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Skuadra e futbollit të Real Madrid të shtunën (1 qershor) fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur skuadrën Borussia Dortmundin, ku luan  edhe Karim, në finale me rezultat 2-0. Duket se Karim nuk është edhe aq i mërzitur nga humbja e skuadrës së tij, pasi së fundmi Noizy ka postuar disa foto të tij në Instastory teksa i ka dhuruar një varëse,e cila mendohet të jetë disa mijë euro. Në foto duket Karim shumë i lumtur me varësen në qafë. Kujtojmë se Noizy dhe Loredana janë miq prej disa kohësh tashmë dhe kanë 1 projekt muzikor bashkë.

Ndërkohë që shpesh herë është kritikuar se ka ndikuar keq në karrierën e partnerit të saj, së fundmi, Loredana ka gjetur kohën që të mbështesë Karim në një ndër ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Top Channel