Cristiano Ronaldo ‘lë pas’ humbjen në kupën e mbretit teksa poston fotot nga plazhi me familjen (fotot)

03/06/2024 18:28

Cristiano Ronaldo duket se ka lënë pas zhgënjimin në humbjen e ndeshjes së kupës, teksa postonte foto nga pushimet me familjen, para se të drejtojë sërish Portugalinë në kampionatin Euro 2024.

Ronaldo shihej të premten i dëshpëruar pas humbjes së skuadrës së tij Al-Nassr ndaj Al-Hilal ne Arabine Saudite, e cila u nda nga goditjet e penalltive.

Por portugezi postonte sot në rrjetin Instagram fotot duke marrë rreze dielli me një plazh të bukur blu nga prapa, dhe me fizikun në formë që sfidon moshën e tij 39 vjeçare.

Në një tjetër foto kapiteni i Portugalisë shihet me pesë fëmijët dhe partneren Georgina Rodriguez.

Imazhet nga plazhi tregojnë se Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë miqësore të Portugalisë ndaj Finlandës që zhvillohet të martën.

Ai besohet të bashkohet me shokët e skuadrës dhe trajnerin Roberto Martinez për ndeshjen kundër Kroacisë më 8 qershor dhe më pas përballjen e 11 me Irlandën në 211 qershor.

Ronaldo vjen në turneun ndërkombëtar pasi shënoi 50 gola në 51 ndeshje me skuadrën e tij në kampionatin saudit, duke u bërë futbollisti i parë që shpallet golashënues në katër kampionate të ndryshme, teksa më parë është shpallur i tillë në Angli, Spanjë e Itali, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Kapiteni i Portugalisë shihet me pesë fëmijët dhe partneren Georgina Rodriguez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA