Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë.

Në lagjen numër 10, ose siç njihet ndryshe “Lagjia e Francezëve”,babai i dehur ka plagosur të birin.

Djali ka marrë plagë në pjesën e dorës dhe është dërguar në spital.

Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule, raporton se plagosja ka ndodhur pas një sherri.

Autori i dehur, fillimisht ka goditur të shoqen dhe e ka dhunuar.

Djali më pas ka hyrë për t’i ndarë, e më pas babai e ka plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Top Channel