FOTOT/ Breshëria e plumbave në Ohio! Telefonatat e spitaleve që vunë në alarm policinë: Po vijnë shumë të plagosur

02/06/2024 19:07

Pak pas mesnatës, Ohio, të SHBA-së, ndodhi një sulm me armë që i mori jetën një personi dhe plagos dhjetëra të tjerë. 

Departamentit të Policisë Akron raportoi se autoritetet kanë marrë një njoftim për të shtëna me armë, pak pas mesnate. Kanë qenë spitalet ato të cilat raportuan se po vinin shumë pacientë.

“Oficerët u dërguan menjëherë dhe u përgjigjën në zone. Menjëherë pas mbërritjes së atyre thirrjeve, qendra e thirrjeve mori njoftime nga spitalet lokale se shumë persona po vinin në departamentet e urgjencës me plagë nga armë zjarri”, deklaruan ata.

Police: Overnight shooting in Ohio street kills 1 and wounds 24 | Health | kdhnews.com

Të paktën 26 persona mbetën të plagosur, ndërkohë që po marrin trajtime nëpër spitalet në afërsi të zonës.

Një armë dhe “disa dhjetëra gëzhoja” u gjetën nga vendi i të shtënave. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

25 people shot, 1 fatally, as chaos breaks out at Akron, Ohio, street party: Police - ABC News

Top Channel