Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, deputeti Noka: Sot keni Dumanin në vend të Aranit Çelës, Enveri juaj…

30/05/2024 13:54

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament, duke folur projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, paralelizoi qeverinë me regjimin diktaktoria.

“Çfarë bëri diktatura komuniste, zhduku shtresën e mesme, çfarë bëri Skënderbeu juaj, të njëjtën gjë. Një klasë të pasur, dhe shtresën e mesme e zhduku. Thikën mbas shpine për ti zhdukur, të njëjtën gjë bëni dhe ju, dhe Enveri juaj sepse vetëm kështu mund të mbijetoni ju në pushtet. Diktatura kishte sigurimin e shtetit, cfarë ka Enveri juaj sot, patronazhistët, Skapin Dumanin në vend të Aranit Celës.

Çfarë bënin komunistët, vidhnin paratë e shqiptarëve dhe i bënin bunkera, ju vidhni më shumë se ata dhe bëni resorte në bregdet, inceneratorin që nuk ekziston, ju keni 5D. Ata bënin ligje për t’ju marrë pronat shqiptarëve, të njëjtën gjë. Olta apo Pëllumb Gjoka duhet të marrin pronat e të tjerëve. Enveri juaj e shiti Kosovën, sepse dashuron Vuçiçin.  Përçau opozitën, bleu vulën, burgosi kreun e opozitës dhe tani kërkon të qeverisë duke i shpallur luftë opozitës.

Enveri në atë kokë, gardh me gjemba bëri Shqipërinë dhe nuk i la të iknin, Enveri juaj nuk e beri dot se ne i legalizuam vizat, por aplikon teorinë më fatkeqe për shqiptarët, shpopullim që Shqipëria të mos ekzistojë. Pastaj thotë nuk i largova unë, Enveri bënte propagandë, të njëjtën gjë bën Enveri juaj, i ka kthyer tv dhe portalet si zëri i popullit, si gazeta Bashkimi”-u shpreh deputeti Flamur Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA