Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, njoftoi Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, i cili njihet për dhunën e bandave dhe krimit të organizuar.
Alfredo Cabrera i cili kandidonte për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez ishte kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare. Qeveria meksikane ka numëruar 22 atentate të kandidatëve përpara të mërkurës në shtetin Guerrero dhe të së martës në shtetin Morelos (në jug).
Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, tha së fundmi për AFP Victor Serrato, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore në shtetin e Michoacán.
Kriminelët zgjedhin një kandidat” dhe u bëjnë të ditur të tjerëve se nuk kanë të drejtë të marrin pjesë, duke i kërcënuar se do t’i ekzekutojnë nëse nuk i binden urdhrave të tyre. Qeveria e presidentit në largim Andrés Manuel López Obrador ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27,000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën.
In Mexico, due to strong winds, during the speech of presidential candidate Jorge Meines, the stage collapsed, – BBC
— Eva 🇨🇿❤️🇺🇦❤️ (@Eva_CZ1) May 23, 2024
As a result of the incident, 9 people died, 50 were injured.
😳 pic.twitter.com/Q4JKVMHbUZ
Top Channel