Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës së tij për ligjin e Adresarit tha se janë parashikuar edhe penalitetet për kryetarët e bashkive që nuk emërtojnë rrugët.
Balla: Ne kemi zgjidhur pjesën që lidhet me detyrimin, që lidhet me problemin e vendimmarrjes që lidhet me emërtesat e rrugëve, që është një detyrim i bashkive, ku kemi rritur penalizmin ndaj kryetarëve të bashkive për moszbatim të ligjit sa i takon detyrimit që kanë për emërtimin e rrugëve.
Ne po rrisim penalizmin sepse kjo punë nuk është bërë dhe nuk shoh një forcë tjetër të ushtrimit të ligjit përveç forcës së penaliteteve.
Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, numrin e ndërtesës dhe numrin e apartamentit.
Top Channel