Avokati u dhunua për gjyqin e pronësisë, Berisha: U urdhërua nga qeveria, revoltë drejt përmbysjes së këtij regjimi

30/05/2024 21:41

Edhe këtë mbrëmje nga ‘rrugica e shpresës’ Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Edhe pse ngjarja është zbardhur nga policia dhe në pranga është vënë një prej 4 autorëve, duke sqaruar se ai është goditur për shkak të detyrës lidhur me një gjyq pronësie, Berisha thotë se përgjegjësi do të mbajnë Edi Rama dhe Taulant Balla.

“Rama dhe Balla do mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi! Kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare

Pra, le t’i urojmë shërim të shpejtë profesorit të nderuar dhe të garantojmë binomin Rama-Balla se janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës për aktin e tyre banditesk në qendër të Tiranës.

Miqtë e mi, kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare. Beteja vendimtare është beteja e mbarë shqiptarëve.

Është betejë e atdhetarëve që e duan këtë vend. Është betejë e qytetarëve që e duan lirinë. Është betejë e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të gatshëm për sakrifica për dinjitetin e tyre. Ndaj dhe ju ftoj me zemërim, revoltë të ecim të sigurt drejt përmbysjes së këtij regjimi”, tha ndër të tjera Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA