14 nga 47 aktivistët në gjyq shpallen fajtorë për ‘tentativë përmbysje pushteti’ në Hong Kong (fotot)

30/05/2024 16:35

Katërmbëdhjetë protestues janë shpallur sot fajtorë në gjyqin më të madh ‘të sigurisë kombëtare’ ndaj 47 aktivistëve pro-demokraci ne provincën kineze.

Vendimi u dënua nga grupet e të drejtave dhe mediat perëndimore.

Paneli i gjyqtarëve qeveritarë të Hong Kong vendosi se 14 prej tyre ishin fajtorë për “bashkëpunim në përmbysjen e pushtetit shtetëror”, duke mbajtur zgjedhje paralele në vitin 2020. Mes fajtorëve ishin një organizator dhe 13 kandidatë, thuajse të gjithë ish-politikanë.

Mes të dënuarve janë aktivistë dhe ish-politikanë si Helena Wong, aktivistja e vjetër Leung Kwok-hung, dhe gazetarja Gwyneth Ho.

Grupi ishin arrestuar që prej vitit 2021 në një operacion të gjerë policor në shtëpi dhe zyrat e tyre dhe shumica e tyre prej atëherë kanë qenë në burg.

Gjyqtarët thanë se mbajtja e zgjedhjeve paralele “ndërhyn rëndë dhe dëmton performancën e qeverisë, prandaj rrezikon sigurinë kombëtare të Hong Kong”.

Por kritikët thonë se vendi i caktoi një precedent të rrallë duke përfshirë dhe akte jo të dhunshme në “përmbysje pushteti” ose subversion.

Zgjedhjet e mbajtura më 11 e 12 korrik 2020, u organizuan nga aktivisti Benny Tai, gjithashtu organizator i protestave anti-qeveritare të 2014 për të cilat kishte kryer 16-muaj burg.

Disa ditë para zgjedhjeve paraprake, ministri qeveritar i Hong Kong, Erick Tsang kishte paralajmëruar se ato shkelnin kushtetutën, por organizatorët vijuan dhe më shumë se 600,000 banorë të Hong Kong morën pjesë, në një akt proteste të gjerë kundër politikave qeveritare kineze.

Verdiktet e sotme të gjykatës ishin të pritura edhe pse jashtë gjykatës mbështetësit e të ndaluarve përloteshin.

Të paktën 12 diplomatë evropianë ishin në sallë, teksa Matthias Kaufmann, kreu i zyrës së BE në Hong Kong tha se e kishte ndjekur nga afër. “Ne mbikqyrim gjyqet prej përkushtimit te të drejtat e njeriut dhe demokracia në të gjithë botën”, tha ai.

Gjyqi i njohur si “Hong Kong 47” është kritikuar nga aktivistët e të drejtave dhe qeveri të huaja si i motivuar politikisht dhe me mangësi procedurale në dëm të të akuzuarve, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA