69-vjeçari Bashkim Plaka është vënë në pranga pasi plagosi me thikë djalin e tij 43-vjeçarin Nari Plaka, pas një sherri mes tyre.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës, në fshatin Gjaze. Si fillim djali ka tentuar të fshehë ngjarjen kur ka mbërritur në spital, ku dhe i është nënshtruar operacionit.
Për ndihmë mjekësore në spital më pas paraqitur edhe Bashkim Plaka pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Top Channel