Lautaro Martinez është shndërruar në këto sezonet e fundit një lider i vërtetë për Interin. Në pritje të rinovimit me zikaltërit, argjentinasi thekson se fundmi se Milano është shtëpia e tij.
Edhe pse, në podcastin e Diletta Leotta, sulmuesi zbuloi se në vitin e parë te Inter ka vuajtur shumë pasi nuk kishte minuta të mjaftueshme me Mauro Icardin që në atë periudhë ishte titullari i përhershëm.
“Në vitin tim të parë në Itali dhe këtu te Inter, ishte Icardi. Luaja pak dhe isha i mërzitur, mendoja edhe të kthehesha sërish në Argjentinë. Unë isha mësuar të luaja gjithmonë, megjithatë në klub më ndihmuan ta kaloja atë periudhë. Milano është tashmë shtëpia ime. E ndjej shumë tifozerinë e skuadrës si dhe ndihmën e të gjithëve atyre që janë të përfshirë në botën e Interit. Kjo është thelbësore sepse jam ndjerë i dashur nga tifozët prej ditës së parë.
Kisha tre opsione para se të transferohesha në Europë, por Inter ishte më konkretë. Në atë periudhë bisedova shumë me Diego Militon dhe ai më këshillojë që të luaja për Inter. Edhe tani flas çdo ditë me atë sepse është një mik i imi.
Si i përballoj humbjet? Unë luaj gjithmonë për të fituar, lë gjithçka në fushë. Nëse humbas një ndeshje, atëherë ditëm tjetër stërvitem edhe më fort. Megjithatë, në shtëpi jam një njeri tjetër pasi fëmijëve të mi duhet t’i dhuroj gjithnjë 100% pavarësisht nëse barazoj apo humbas”, u shpreh Lautaro./ Super Sport
Top Channel