“Kur nuk shkojnë në stadium”, Rama publikon videon nga ekspozita e piktorit Guri Madhi në Muzeun e Futbollit Gjerman

28/05/2024 10:09

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga ekspozita e piktorit Guri madhi me piktura të realizuara në vitin 1986 e cila quhet “Kur nuk shkojnë në stadium”.

Kjo ekspozitë është hapur në “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund e cila gërsheton botën e futbollit dhe të artit.

“Piktura shqiptare në Euro2024

“Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund

Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të

Sehr Schön”, shkruan Rama.

Top Channel