Rama mban fjalën në Kuvend, opozita krijon kaos! Deputetët u bien tavolinave, kryeministri: Korrupsioni, një ‘kancer’ i trashëguar në Shqipëri

27/05/2024 14:00

Kryeministri Edi Rama fjala e tij në Kuvend, në diskutimet për projektrezolutën për korrupsionin, u shoqërua me kaos.  

Rama tha se korrupsioni është një ‘kancer’ i trashëguar në Shqipëri, ndërsa opozita i binte tavolinave pa pushim në shenjë proteste, e disa prej tyre edhe flisnin me tone të larta.

“Nisma që merr jetë me ketë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe reflekton nivelin e rritur të sfidës drejt BE me të gjitha detyrimet që burojnë prej saj. Kolegët e grupit të PS me siguri do të japin plot detaje. Unë do ta mbyll me dy nënvizime kyçe, i pari është për shqiptarët; jemi të vetëdijshëm se korrupsioni në Shqipëri është kancer i trashëguar, të cilin kundërvënia jonë me reforma dhe heqje dorë nga kontrolli politik i drejtësisë, ka nisur ta zmbrapsë. Ndaj korrupsioni është fenomen shqetësues. Ndaj ne vijmë këtu në Kuvend me këtë nismë, e cila dëshmon qartë se kjo forcë politike jo vetëm nuk ka asnjë kënaqësi, por ka fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit”, tha Rama.

Top Channel