Kapet në flagrancë hajduti në Lushnjë, 22-vjeçari hyri në një banesë, policia e arreston

27/05/2024 13:10

U kap në flagrancë duke në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti:

E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA