“Pekini po nxit luftë në Evropë”, Stoltenberg i shqetësuar: Moska po blen pjesë për të prodhuar raketa e tanke

26/05/2024 10:19

“Kina thotë se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin, po në të njëjtën kohë Pekini po nxit luftë në Evropë. Nuk mund ta veprosh me të dyja mënyrat.”

Kështu ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane, Velt.

“Ka një rritje të qartë në shitjet e pjesëve të makinerive ushtarake, por edhe të mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska shfrytëzon për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë për përdorim kundër Ukrainës”, shtoi Stoltenberg. Në këtë mënyrë sipas tij Kina po rrezikon bashkëpunimin me vendet perëndimore.

Stoltenberg ka dhënë disa mesazhe edhe për SHBA, që janë komentuar si kritika ndaj qëndrimeve që ka mbajtur Joe Biden për luftën në Ukrainë. Sekretarët e përgjithshëm të NATO-s zakonisht nuk sulmojnë politikat e vendit anëtar më të madh dhe më të rëndësishëm të aleancës. Por Jens Stoltenberg, qëndrimi dhjetëvjeçar i të cilit në krye po i vjen fundi, ka bërë pikërisht këtë.

Në intervistën me “The Economist” pak ditë më parë ai u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që furnizojnë armë Ukrainën dhe t’i japin fund ndalimit të përdorimit të raketave me rreze të gjerë për të goditur objektivat ushtarake në Rusi. Edhe pse nuk përmendet emri, shënjestra e Stoltenberg ishte politika e mbajtur nga Joe Biden, presidenti i Amerikës, që deri tani ka ndaluar përdorimin e këtyre armëve.

Top Channel