23/11 23:05
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Milano ku u takua me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, në vazhdën e turit të takimeve të tij me diasporën.
Para se Rama të merrte fjalën dhe pasi disa artistë shqiptarë performuan në skenë, në ekranin e madh u shfaq një dokumentar që tregonte eksodin e shqiptarëve drejt Italisë.
E ndërsa transmetoheshin pamjet rreqethëse që tregojnë vuajtjet e shqiptarëve në ato vite, emigrantët që kishin mbushur plot pallatin e sportit, nuk i kanë mbajtur dot lotët.
Top Channel