“E vranë burrin tim”, gjendet i pajetë në makinën e tij bashkëshorti i eurodeputetes italiane, dyshohet se…

26/05/2024 08:30

Burri i eurodeputetes demokrate kristian Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo.

Angelo Onorato, arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiljesh, ishte në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, siç bëjnë me dije mediat italiane. 

“Ata vranë burrin tim Angelo,” u ka thënë gruaja e tij, eurodeputetja Francesca Donato, disa miqve të saj, ndërsa mësohet se nuk kishte pasure kontakt me të që nga mëngjesi i ditës së djeshme, duke lënë të dyshohet se e kanë vrarë.

Dyshohet se Angelo, kishte një takim me dikë dhe pranë vendit ku u gjet makina, vendi i zgjedhur për të biseduar.

Hetimet janë duke u zhvilluar ende për këtë rast, shkaqet e së cilës nuk dihen ende.

Top Channel