Xhensilës nuk i “del inati”, reagon sërish pas publikimit të këngës së Bes Kallakut: Ndaj shpifjeve…

25/05/2024 11:17

Xhensila Myrtezaj ka reaguar sërish pas publikimit të këngës së ish-partnerit të saj Bes Kallaku.

Kënga e tij e fundit, “Mosmirënjohja”, u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.

E teksa së fundmi në një InstaStory, këngëtarja shqiptare ndau një poezi të Rudyard Kipling, e cila duket se është replikë e fragmenteve të përmendura nga ish-partneri i saj.

Në këtë poezi Kipling si baba i drejtohet të birit në mënyrë që ai të bëhet një “Burrë”. Ai aty thekson se të qenit burrë lidhet me vlerat dhe vullnetin për të konsideruar çdo hap të ekzistencës sonë si një ecje drejt diçkaje të re.

Xhensila i kundërpërgjigjet Besit, pas këngës që ia kushtoi asaj - SHQIP.com

 

Top Channel