Kabosu, qeni që frymëzoi meme-t e internetit për kriptovalutat, ngordh në moshën 18 vjeçare (fotot)

24/05/2024 18:35

Pronarja e Kabosu, thotë se qeni i racës ‘shiba inu’, ishte prekur nga leukemia dhe sëmundjet e mëlçisë, ndërsa ka ndërruar jetë dje.

Kabosu ishte imazhi qenit me shikimin e shtrembër, që u kthye në meme-n e njohur në rrjet për kriptovalutat “doge”.

“Ajo u nda nga jeta qetësisht teksa unë e përkëdhelja”, shkruante e zonja Atsuko Sato.

“Mendoj se Kabo ishte qeni m ëi lumtur në botë, dhe unë isha pronarja më e lumtur”, shton gruaja .

Zonja Sato, e cila është mësuese nga Sakura, në lindje të Tokios, kishte adoptuar Kabosu nga një qendër kafshësh në 2008 prandaj ajo e di moshën e saktë të qenit, por sipas llogaritjeve ai ishte 18 vjeç.

Imazhi i Kabosu me sytë e kthyer anash dhe putrat e kryqëzuara u bë viral në rrjet në 2013, duke krijuar një nga fotot më të njohura.

Zonja Sato e kishte publikuar atë fillimisht në faqen e saj, por imazhi u përhap shpejt në disa rrjete sociale.

Imazhi duket se ishte baza e emrit të kriptovalutës Dogecoin.

“Nuk e di si u bë kaq i famshëm, nuk kuptoj shumë nga interneti”, thotë e zonja e Kabosu kur pyetet mbi popullaritetin e qenit të saj tashmë të ndjerë.

FOTO GALERI
1/3
Zonja Sato, e cila është mësuese nga Sakura, në lindje të Tokios, kishte adoptuar Kabosu nga një qendër kafshësh në 2008 prandaj ajo e di moshën e saktë të qenit

Top Channel