“Heidi si dhitë në mal”, Arjoni përplaset me Anaidin për finalisten e BBV: Ishte barrë për Romeon…

24/05/2024 22:02

Të ftuarit në “Cherry on Top” janë përplasur në studio gjatë analizës së lojës së Heidit në Big Brother VIP.

Moderatori Arjon Muça u shpreh se Heidi ishte barrë e madhe për Romeon, ndërsa Anaid Kotu u shpreh se ishte më fortë në këtë lojë sesa Romeo.

Arjoni: Unë mendoj që Heidi ishte barrë e madhe për Romeon, të kafshosh gjuhën kur shoku të sulmon partnerin…

Anaidi: Të njëjtën gjë ka bërë dhe Romeo me Ilnisën., Heidi nuk është sulmuar si lojtare, por duke e pasqyruar gjënë te Romeon, Ata kanë sulmuar Romen përmes Heidit

Arjoni: Nuk qëndron logjika jote

Anaidi: Romeo nuk ka qenë lojtar I mirë, por jo aq lojtar i mirë sa Heidit

Arjoni: Heidi bënte si dhitë në mal që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, qeshte kur donte të dilte nga situta

Anaidi: Heidi mori disa prime për tu sqaruar jam apo nuk jam me Romeon, u bë e dukshme që e bëri për lojë. Kur Heidi nxorri Vesën nga shtëpia, e kuptoi…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA