25/11 10:20
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj po shijon Amerikën, duke udhëtuar në Florida, New York, Carolinën e Veriut apo Manhatan.
Me udhëtimet dhe jetesën atje, nuk kanë munguar as fotot e bukura që poston në Instagram, duke i kushtuar më shumë kohë dhe duke lënë pas projektet muzikore.
Ndër fotot e fundit që kanë marrë edhe shumë vëmendje, janë ato në bregdetin piktorest të Nju Jorkut, e veshur me bikini ngjyrë ‘gurkali’. Duke shijuar perëndimin, në foto bie në pah trupi i saj i tonifikuar dhe më në formë se kurrë.
Në përgjithësi në fotot e saj ajo shfaqet me fustane me ngjyra dhe verorë, duke krijuar kështu një stil unik të saj, të pëlqyer nga shumë ndjekës.
Top Channel