“Kokë më kokë do jenë…”, Ish-konkurrenti i BBV zbulon se kush mund ta rrëmbejë çmimin e madh

23/05/2024 17:11

Moderatori dhe opinionishti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”.

Ai bëri një analizë të lojës së banorëve finalistë të “Big Brother VIP Albania” dhe tregoi se kush mund të fitojë sipas tij.

Ish-banori i edicionit të dytë të reality show-t, tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë, Egla Ceno, të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

“Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua të fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa”, u shpreh Ronaldo. 

Top Channel