Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire! Trafikantët e nisën si ‘karrem’ për policinë

23/05/2024 20:05

Një tjetër sasi kokaine prej 100 kg është sekuestruar në Pire vetëm pak orë pasi u ndaluan 2 shqiptarë dhe 2 grekë për transportin e 220 kg kokainë të fshehura mes karkalecave të detit.

Policia thotë se ngarkesa e dytë nuk ka lidhje me të parën dhe se është në kontejner me tjetër ngarkesë dhe destinacion.

Konteineri në fjalë dyshohet se është karrem ,pra është dërguar enkas prej trafikantëve me adrese dhe pritës jo realë për të ngatërruar autoritetet në mënyrë që të kalohet ngarkesë tjetër droge.

Në vijim priten detaje lidhur me këtë ngarkesë kokaine.

Top Channel