DETAJET/ 210 kg kokainë në arkat e karkalecave në Portin e Pireut, destinacioni ishte Shqipëria! Arrestohen dy shqiptarë

23/05/2024 09:35

210 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut.

Lajmi bëhet publik prej burimeve policore të cilat thonë se kokaina ishte e paketuar në arka me karkaleca me port tranzit Pireun.

Sipas korrespodentit të Top Channel Artur Bibe, destinacioni i drogës ishte Shqipëria, ndërkohë që në pranga janë vënë dy shqiptarë dhe dy grekë.

Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.

Në vitin 2017 policia greke zbuloi 635.000 pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë. Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, 1 turk dhe 1 grek dhe u shpallën në kërkim 1 turk, 1 ish-polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua sot për kokainën në Pire.

Top Channel