Sot vizita zyrtare e David Cameron në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë dhe cila është agjenda e ish-kryeministrit britanik

22/05/2024 10:59

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, do të vizitojë Tiranën  këtë të mërkurë, 22 maj.

Cameron fillimisht do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, kryeministri Rama dhe sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të takohet më pas me Presidentin Bajram Begaj në orën 14:30.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe gjithashtu do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për Shqipërinë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Top Channel