“Shifrat janë kokëforta”, Altin Dumani para komisionit të Ligjeve: Kërkesat e SPAK për dënimin me burg të të hetuarve, i ulët

22/05/2024 10:23

Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku ka paraqitur raportin vjetor për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Në nisje të raportit ai u shpreh se nga kërkesat e prokurorisë për personat e hetuar, janë dënuar me burg një numër i ulët.

“Kemi sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro… Shifrat janë kokëforta, paçka se luftojmë krimin e organizuar, masa arrest me burg zënë vetëm 48% të totalit. Të paraburgosur nga SPAK zënë vetëm 8.5%, më pak se 9% e totalit”, u shpreh ai.

 

Top Channel