Dumani në Komisionin e Ligjeve: Po përgatisim strategjinë e krimeve zgjedhore, në janar do e prezantojmë

22/05/2024 11:10

Altin Dumani ka deklaruar para Komisionit të Ligjeve është shprehur se së bashku me stafin po përgatiten për një strategji në lidhje me hetimet për krime zgjedhore e cila do të prezantohet në janar.

“Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore”, tha Dumani.

Top Channel