Altin Dumani në komisionin e Ligjeve: Kemi rritur bashkëpunimin me Amerikën Latine, janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore

22/05/2024 10:29

Kreu i SPAK Altin Dumani në Komisioni për Çështjet Ligjore u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Amerikën latine dhe 32 skuadra të përbashkëta hetimore

‘”Do paraqes disa të dhëna për vitin 2023 dhe masat që ka marrë SPAK për përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. SPAK ka tregues sasior dhe cilësor të përmirësuar në raport me një vit më parë. Ka hetuar 863 materiale nga të cilat nuk është filluar hetimi penal për 103 materiale. 41 milionë euro sekuestrim pasurie. Në asnjë rrethanë nuk jemi inkuizitor. Detyra jonë është të hetojmë, po mbajmë në kujdes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Shifrat janë kokëforta në lidhje me politikën tonë penale. Të paraburgosurat nga SPAK zënë më pak se 9%.

SPAK ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta me shtete latine që rrisin ndjeshëm bashkëpunimin. Nga 2020-2020 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore, ku 10 prej tyre janë krijuar në 2023. SPAK ka rritje të ndjeshme kërkesave jashtë vendit për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka rritje për kërkesat për ekstradim, janë 39 kërkesa për ekstradimit. Kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK”, tha Dumani.

Top Channel