Revolta e Qafë Barit/ Më 22 maj të vitit 1984, 500 të burgosur politikë reaguan ndaj trajtimit çnjerëzor

21/05/2024 16:07

Pasi miniera e Spaçit ishte konsoliduar si përvojë pune, një tjetër minierë do hapej për shfrytëzimin e mineralit jo shumë larg Spaçit.

Miniera ishte përzgjedhur në Qafë-Bari të Pukës. Qëllimi kryesor do të ishte nxjerrja e bakrit nga një fuqi punëtore prej 250-300 punëtorësh.

Revolta e Qafë Barit ishte një revoltë kundër regjimit komunist në Shqipëri, e cila ndodhi më 22 Maj 1984, në burgun e Qafë Barit, ku ndodheshin rreth 500 të burgosur politikë.

Dhuna, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, mungesa e ushqimit dhe torturat psikologjike dhe fizike sollën revoltën e të burgosurve politikë. pasi të burgosurit morën kontrollin e plotë të burgut dhe bënë thirrjet e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike.

40 vjet nga kjo revolt, Instituti i Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, dhe Muzeu I Përgjimeve ‘Shtëpia me gjethe’ çelën një ekspozitë me faktë të kësaj ngjarjeje.

Revolta nisi në formë rezistence kundër punës së detyruar, mëngjesin e 22 majit. Organizuesit e revoltës u dënuan me pushkatim, midis tyre Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA